Bideni lehtëson raportet tregtare me BE-në para takimit me Putinin

356

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë me Bashkimin Evropian për shtesat për prodhuesit e pjesëve të aeroplanëve, si lëvizje e madhe në raportet SHBA-BE e cila vjen pak para takimit të shumëpritur me presidentin rus, Vladimir Putin.

Dy palët arritën marrëveshjen për telashin që ka zgjatur që 17 vjet, në atë se sa mund të subvencionojnë secila qeverisje prodhuesit e mëdhenj – Boeing në SHBA dhe Airbus në BE – në një takim që Bideni pati me Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Me këtë lëvizje, Bideni lehtëson një pikë tensionesh në raportet transatlantike, në një moment kur po kërkon përkrahjen e gjerë të Evropës përballë Rusisë, para takimit të së mërkurës me Putinin në Gjenevë.

Përfaqësuesja e Departamentit të Tregtisë, Katherine Tai, ka thënë se marrëveshja parasheh një suspendim pesëvjeçar të tarifave për kompanitë e mëdha ajrore, dhe ka theksuar se fokusi i plotë do të jetë në luftimin e telasheve ekonomike nga Kina.

Edhe pse pa i zgjidhur të gjitha çështjet tregtare, Shtëpia e Bardhë ka shprehur besimin se mund të ndërtojë besimin me Evropën para takimit kokë më kokë të Bidenit me Putinin.

Shtëpia e Bardhë po ashtu ka njoftuar të martën për krijimin e një këshilli për tregti dhe teknologji SHBA-Be.

Bideni, që po qëndron në Belgjikë, ka nisur ditën me një takim me krerë të Belgjikës, ndërsa më vonë është takuar me Von der Leyenin dhe Michelin.

Që kur ka marrë postin e të parit në SHBA, Bideni ka kërkuar nga Putini të marrë aksione për të ndalur sulmet kibernetike ruse në kompanitë dhe qeveritë në SHBA dhe gjithë botën.

Bideni e Putini i kanë cilësuar raportet mes dy shteteve si në “pikën më të ulët” ndonjëherë.

Comments