Bilanci i Shqipërisë me Andorrën, modestët na kanë shkaktuar një humbje

391

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 në “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e EURO 2020 ndaj Andorrës, shkruan Syri.net.

Kuqezinjtë do të synojnë tri pikët, për të shpresuar te vendi i tretë në grup dhe gjithashtu për të thyer rekordin historik.

Momentalisht Shqipëria ka 12 pikë dhe me një fitore do të ngjitej në kuotën e 15 pikëve, gjë të cilën nuk e ka arritur asnjëherë më parë në një fushatë kualifikuese të Evropiani apo Botërori.

Përsa i përket historikut në përballjet direkte me Andorrën, kuqezinjtë kanë një bilanc pozitiv, me 3 fitore dhe me golavarazh 7-2.

Por, duhet theksuar se kundërshtari modest na ka shkaktuar një humbje 2-0 në një miqësore të zhvilluar më 17 prill 2002.

Ajo humbje solli dhe shkarkimin e trajnerit të asokohe, Sulejman Demollari.

Fitoret e kuqezinjve me Andorrën janë 3-0 më 6 shkurt 2000 në “Turneun Rothmans”, 1-0 në një miqësore të zhvilluar më 2 shkurt 2010 dhe e fundit 3-0 gjatë kësaj fushate kualifikuese të zhvilluar në transfertë më 25 mars të këtij viti.

Comments