​Bislimi jashtë listës së LVV-së, tregon arsyet

86

Numri dy i Qeverisë së Kosovës Besnik Bislimi nuk është pjesë e garës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje më 9 shkurt 2025.

Ai nuk u përfshi në listën prej 110 kandidatëve, të cilën kjo parti e publikoi në mesnatën e kaluar, një minutë para skadimit të afatit shtesë nga KQZ-ja.

Bislimi ka treguar në Facebook arsyet e mos përfshirjes në garën për Kuvendin e ri të Kosovës.
“Për t’i dhënë fund manipulimeve të shpërndara qe nga mbrëmë, njoftoj të gjithë se shefi i shtabit, rrjedhimisht, nuk do të duhej të jetë pjesë e listës. Kështu ka qenë edhe në vitin 2017, edhe më 2019 dhe më 2021, e do jetë përsëri tash në 2024. Rezultati i tri zgjedhjeve të fundit, tregon që kjo ka qenë strategjia e duhur”.

Kosova për herë të parë do të mbajë zgjedhjet e rregullta pas përfundimit të mandatit katërvjeçar të Qeverisë Kurti 2. Ndërsa Qeveria Kurti 1 do të mbahet mend si më e shkurta duke rënë në mesin e pandemisë COVID-19, pas 50 ditë qeverisjeje me LDK-në, e cila u tërhoq nga koalicioni.

Comments