Biznesi në Pejë 18 ditë pa rrymë, pronari thotë se puna e ndërtuar me dekada rrezikon t’i shuhet për një muaj

86

Reduktimet e energjisë elektrike, përveç se po dëmtojnë ekonomitë familjare, po iu shkaktojnë telashe edhe bizneseve, gjithashtu.

Reduktimet e ditëve të fundit kanë prekur edhe Vitomericën e Pejës, me Gramoz Grudën që thotë se është dëmtuar jashtëzakonisht shumë në biznesin e tij që merret me distribuim të mjaltës.

Gruda është pronar i kompanisë “Gruda”, që furnizon me mall shumë biznese në Kosovë dhe jo vetëm, dhe se ka hyrë në ditën e 18 pa rrymë.

Përveç që kjo gjë po i shkakton dëm në produkte dhe funksionim të punës, Gruda thotë se nuk po mund të furnizojë as bizneset jashtë vendit, pikërisht sepse nuk ka rrymë.

Në një postim në Facebook, Gruda deklaron se ka dërguar mbi 15 mesazhe elektronike, 20 ankesa në telefon dhe dy takime në zyrat e KEDS-it në Pejë por asgjë nuk është zgjidhur.

“Një biznes familjar me 7 punëtorë të cilin biznes e kemi ndërtu me dekada, rrezikohet m’u rrënu për 1 muaj për shkak papërgjegjësisë së institucionit”, u shpreh mes të tjerash ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

18 ditë pa rrymë në biznesin tonë tregtar dhe prodhues në Vitomericë, Pejë.

Seriozisht habitem me nivelin e përgjegjësisë të KEDS Energy . D.m.th që 18 ditë i kam dërguar mbi 15 email-a, mbi 20 ankesa përmes telefonit dhe 2 takime ne zyrat e KEDS në Pejë.

Prej 18 ditëve kanë qenë veç dy herë m’e rregullu, në ditën e 10 dhe dje, ku në të dyja rastet kemi pas rrymë vetëm 4 orë dhe prapë është ndal.

A më tregon dikush mu, qysh me ju përgjigj klientëve kur kërkojnë mall, në dyqanet e Kosovës, edhe qysh me ju përgjigj distributorëve në Shqipëri e Mal të Zi qe nuk mundëm me i furnizu sepse nuk ka rrymë?

Një biznes familjar me 7 punëtorë të cilin biznes e kemi ndërtu me dekada, rrezikohet m’u rrënu për 1 muaj për shkak papërgjegjësisë së institucionit.

E kush na mbron neve në këtë rast ? Ku mundem m’u anku? A ka ndonjë institucion publik në Kosovë që na mbron ? Apo na shërbejmë veç si gjoja me na mjelë me taksa, e mos me fitu kurrgjë në kompensim.

Apo jemi të mallkuar me qenë në mëshirën e vullnetit të filanit e fistekut, nëse don ai me na kry punën….

Comments