Borë deri të mërkurën, më pas mot stabil dhe i ftohtë
Nesër në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të vendit do të ketë reshje të kohëpaskohshme dëbore kryesisht të dobëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperaturat e mëngjesit kudo do të jenë negative.
Siç njofton Drejtoria e Hidrometeorologjisë, në ditët në vijim do të mbizotërojë mot stabil dhe ende i ftohtë, me temperatura të ulëta të mëngjesit që do të pësojnë rënie të mëtejshme për shkak të kthjellimit dhe herë pas here do të zbresin nën -10 gradë.
Nga mesi i javës do të ketë kushte për mjegull paradite.