Borell: Libani është në prag të kolapsit

64

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka bërë thirrje Bejrutit për një “armëpushim të menjëhershëm” në luftën midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Borell ka paralajmëruar se Libani është në prag të kolapsit.

“Ne shohim vetëm një rrugë; një armëpushim të menjëhershëm dhe zbatimin universal të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “, e cila i dha fund luftës së vitit 2006 midis Izraelit dhe Hezbollahut, tha Borel pas takimit me Kryetarin e Parlamentit Libanez, Nabih Berri.

Rezoluta 1701 përcakton se vetëm ushtria libaneze dhe paqeruajtësit FINUL mund të vendosen në zonën kufitare jugore të Libanit me Izraelin.

“Në shtator ata kishin ardhur dhe unë ende shpresoja se ne mund të parandalonim një konfrontim të hapur ushtarak të Izraelit kundër Libanit. Dy muaj më vonë, Libani është në prag të kolapsit”, tha ai.

Comments