“Bos e kemi”, Hoti ironizon me Kurtin për parkimin e eskortës së tij te Ura e Ibrit

92

Gazetari Shkodran Hoti, ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar situatën e parkimit të eskortës së tij pranë Urës së Ibrit në Mitrovicë.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoti thotë se Kurtin e kemi “bos”.

“Bos e kemi. Njëherë dojke me hapë urën për qarkullim, tash e ka bo parking pa pagesë për qeverinë. Hehehehe. Humor 500k”, shkruan Hoti.

Ironia e gazetarit lidhet me një situatë të ndodhur gjatë vizitës së Kurtit në Mitrovicë.

Kryeministri kishte mbërritur në qytet për një takim me qytetarët në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ku ishte mirëpritur nga një numër i madh njerëzish.

Eskorta e kryeministrit kishte parkuar automjetet pranë Urës së Ibrit.

Veprimi i parkimit pranë urës duket se ka ngjallur komente të ndryshme, përfshirë edhe ironinë e Hotit.

Comments