Braathu: Sulmet ndaj gazetarëve të marrin dënimin e merituar (Video)

198

Braathu: Sulmet ndaj gazetarëve të marrin dënimin e merituar (Video)

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, duke folur në konferencën për sigurinë e gazetarëve tha se kjo fatkeqësisht është temë aktuale.

Ai ka folur për kërcënimet që u bëhen gazetarëve ndaj ushtrimit të profesionit të tyre.

“50 raste të sulmit të gazetarëve kanë ndodhur, si përpjekje për të ushtruar presion te transmetuesi publik”, tha Braathu.

Ai përmendi edhe rastin e Leonard Kërçukut.

” Të gjithë gazetarët të qëndrojnë së bashku në trajtimin e të gjitha këtyre rreziqeve. Kemi regjistra të 13 gazetarëve të vrarë shumë raste nuk janë hetuar fare. Këto raste po lihen në harresë pa trajtim, pa ndjekje penale. Nga këto 13 raste gjashtë kanë qenë ndaj shqiptarëve e shtatë ndaj serbëve. Drejtësia nuk është çështje etnike është e parimit të drejtësisë”, theksoi ai, raporton Ekonomia Online.

Braathu shpreson se të gjitha këto raste do ta marrin dënimin që meritojnë. Sipas tij, kjo s’është vetëm çështje e drejtësisë, por ka të bëjë me dinjitetin e njeriut.

“Misioni i OSBE-së ka raportuar për lirinë e gazetarëve dhe ndjekja e kryerësve të veprave të ndryshme është problem i gazetarëve”, ka thënë ai.

Braathu tha se nevojitet qasje sistematike e sulmeve ndaj gazetarëve. OSBE-ja sipas tij, ka për qëllim të fillojë një fushatë për punën e gazetarëve. “Gazetarët janë dera drejt transparencës dhe llogaridhënies.

Informata që ata japin do të ishte një katalizator për publikun.

Comments