Brenda shtëpisë së Xherdan Shaqirit: Shikoni ku e mban flamurin kuqezi (Video)
Xherdan Shaqiri ka qenë i mysafiri i radhës i emisionit “Gülsha folgt dir”.
Gulesha i ka bërë një vizitë në shtëpi yllit të Stoke City, ku shoqërohej edhe nga vëllai i tij, Erdini.
Teksa Shaqiri po i tregonte shtëpinë mysafires, ai zbuloi se në shtëpi mban një flamur kombëtar shqiptar, përcjell Lajmi.net.
Kur Shaqiri i hap dollapin e gardërobës së tij Guleshas, vërehet se futbollisti nga Gjilani, mban në shtëpi flamurin kuqezi.
Këtë moment mund ta ndiqeni në videon e mëposhtme tek minuta e 17:00.