Carrasco ia sheh sherrin Arsenalit, dënohet nga skuadra kineze Dalian Yifang

339

Anësori belg është lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek Arsenal gjatë kësaj vere, dhe tani veçse po vërtetohet largimi i tij nga Kina.

Objektivi i Aresnal, Carrasco, është suspenduar nga stërvitjet e skuadrës Dalian Yifang pas spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, përcjell lajmi.net.

Skuadra nga Superliga e Kinës i ka ndarë edhe një gjobë lojtarit, dhe për këtë kanë dhënë si arsye sjelljet e lojtarit gjatë kohëve të fundit.

Kërkesa e skuadrës është që 25 vjeçari t’i paguaj dënimet e tij gjatë tri ditëve të ardhshme.

Comments