Chapecoense zyrtarizon transferimin e parë pas tragjedisë

234
fresco

midle

Klubi brazilian Chapecoense ka zyrtarizuar transferimin e parë që prej përplasjes tragjike të aeroplanit që rezultoi me vdekjen e shumicës së lojtarëve të ekipit.

Atletico Mineiro ka huazuar mesfushorin ofensiv Dodo te klubi brazilian për një vit duke mos kërkuar dëmshpërblim për shërbimet e tij.

Dy ekipet do të paguajnë për gjysmë pagën e futbollistit.

Dodo, që vitin e shkuar luante si i huazuar te Figueirense, ishte cak i Chapecoenses para aksidentit që la të vdekur 19 futbollistët e klubit.

“Pak ditë pas aksidentit, Chape kërkoi nga Atletico nëse mund të marrin Dodon… Etika dhe solidariteti nuk janë vetëm në fjalë”, ka shkruar Lasaro Candido Da Cunha, një drejtor i Atleticos, në Twitter, transmeton koha.net.

Një delegacion i madh i futbollistëve dhe zyrtarëve të klubit ishte përfshirë në aksidentin e madh me aeroplan në nëntor, gjatë udhëtimit të klubit drejt finales në Copa Sudamericana në Kolumbi.

Comments