City poshtëron Liverpoolin

313

Manchester City ka shkelur Liverpoolin në derbin e javës së katërt në Premier Ligë, duke realizuar pesë gola.

Në këtë rezultat ndikoi edhe kartoni i kuq që Sadio Mane e mori pas ndërhyrjes në portierin Ederson, duke e lënë ekipin që për një orë të luajë me një lojtar më pak.

Golin e parë për Cityn e realizoi Aguero ndërsa në fund të pjesës së parë Gabriel Jesus realizoi për 2 me 0.

I riu brazilian me të filluar pjesa e dytë realizoi edhe golin e tretë për Cityn ndërsa golat e katërt dhe të pestë i realizoi Leroy Sane, zëvendësues i Jesusit.

Comments