Çka thonë statistikat për derbin evropian: Liverpull-Real Madrid

102

Ançeloti është përballur 18 herë kundër Liverpulit (11 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje) si trajner, duke përfshirë dhe dy finale me Milanin.

Tri ndeshjet e fundit të Liverpulit kundër skuadrave spanjolle kanë qenë të gjitha kundër Realit dhe kanë përfunduar me disfata.

Klubi nga “Merseyside” ka fituar vetëm tetë nga 23 ndeshjet e veta kundër rivalëve spanjollë në “Anfield”, megjithëse ata kanë qenë fitues në gjashtë nga njëmbëdhjetë të fundit (dy barazime dhe tre humbje).

Ky është sezoni i 16-të i Liverpulit në Champions; Ai ka arritur pesë herë në finale, duke e ngritur trofeun në së fundi në vitet 2005 dhe 2019. – Liverpuli ka fituar 12 nga 17 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve në “Anfield” (dy barazime dhe tre humbje).

Katër ndeshjet e fundit të Madridit kundër klubeve të Premier Ligës kanë qenë të gjitha kundër Mançester Sitit (tre barazime dhe një humbje), duke fituar 4-3 me penallti në çerekfinalet e sezonit të kaluar pas një barazimi 4-4 (3-3 në shtëpi, 1-1 në Angli).

Reali u mund 0-4 kundër Mançester Sitit (humbja më e rëndë e Madridit në Champions League) në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të sezonit 2022-23.

Madridi kishte kaluar pesë ndeshje jashtë pa fitore kundër klubeve angleze, një seri që përfshinte tre humbje, përpara fitores 3-1 në ndeshjen e parë kundër Çelsit në çerekfinalet e sezonit 2021-22, por tani kanë fituar tre nga gjashtë të fundit (një barazim dhe dy humbje).

Derbi në Liverpull, Aston Villa takohet me Juventusin
27.11.2024

Shfaqet me shenja në fytyrë, Guardiola zbulon se çfarë ndodhi
27.11.2024

Viktor Gyokeres ‘ka vendosur’ se ku do ta vazhdojë karrierën
27.11.2024

Comments