
Debati Messi-Ronaldo është më i madhi i 10 viteve të fundit.
Dyshja konsiderohen si lojtarët më të mirë në histori.
Në 10 vitet e fundit, lojtarët kanë ndarë nga 5 herë çmimin e më të mirit në botë.
I pyetur se cili është më i miri, Ronaldinho është përgjigjur shkurt dhe thjeshtë.
‘Nuk është esenca se cili është më i kompletuar. Është çështje e shijes.
Mua më pëlqen më shumë stili i Leo Messi’, ishin fjalët e legjendës braziliane.

Ndër të tjerash Ronaldinho ka shtuar:
‘Do të pëlqeja të luaja me Coutinhon. Ai do të bëhet nga emrat më të mëdhenj në futboll. Është, por do të rritet ende’.
Përgjigje më se e saktë nga braziliani.
Ndoshta duhet ndalur krahasimi.
Duhet t’i shijojmë sa janë pjesë e lojës.