Cyrihu do t’ia çojë Prishtinës kamionët e vjetëruar të mbeturinave
Parlamenti i qytetit të Cyrihut ka votuar me një shumicë të madhe votash që kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, t’i jepen disa kamionë për transportimin e mbeturinave.
Me propozimin e partisë Socialdemokrate dhe Liberale, qeveria do të shqyrtojë nëse këta kamion do t’i jepen Prishtinës falas apo me një çmim të lirë, shkruan sot gazeta zvicerane Tages Anzeiger.
Qyteti i Cyrihut synon t’i heqë kamionët e vjetëruar, pasi po kalon në kamion me emetim zero.
Partia Popullore Zvicerane, SVP, e kundërshtoi mocionin. SVP është një parti e ekstremit të djathtë dhe njihet si një kundërshtare e Kosovës edhe në të kaluarën.
Këshilltari lokal, Johann Widmer i SVP-së, duke cituar Departamentin Federal të Punëve të Jashtme në Bernë, e ka quajtur Kosovën një vend të korruptuar.
Pavarësisht kundërshtimit të SVP-së, propozimi u miratua. /Paparaci.com