Daçiq i godet Turqinë e Gjermaninë për Rezolutën: Na kanë vrarë e mbytur me shekuj, kanë kryer gjenocid
Një nga njerëzit me pushtet në Serbi që njihet për lidhjet e tij të ngushta me Moskën zyrtare, Ivica Daçiq, ka folur për Rezolutën e OKB-së që ka shpallur 11 korrikun si datë kur do të kujtohet për çdo vit gjenocidi i kryer nga Serbia në Srebrenicë.
Siç raporton “Oslobodenje.ba”, Daçiq ka goditur Turqinë e Gjermaninë, duke thënë se “është ironike në raport me popullin serb” që këto shtete kanë qenë sponsor të Rezolutës për Srebrenicën.
“Imagjinoni ironinë për serbët, se gjermanët dhe turqit ishin krijuesit kryesorë të tekstit të asaj rezolute. Dhe tani, ju e dini, është aq hipokrite në raport me popullin tonë, që dikush që ju vrau dhe kreu gjenocid dhe spastrim etnik me shekuj, tani po ju jep disa leksione politike dhe morale për të gjitha këto” ka thënë ish-kryediplomati serb Daçiq.
Ai tutje ka shtuar se “gjermanët e njohën Holokaustin sepse u mundën”./Express/