Daku “shau” maqedonasit, FFM kërkon dënimin e tij

268

“Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka reaguar për skandalin e shkaktuar nga përfaqësuesi shqiptar Mirlind Daku, i cili shau maqedonasit pas ndeshjes me Kroacinë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë”, raportojnë mediumet maqedonase.

“Shqipëria luajti 2:2 me Kroacinë e favorizuar pasi shënoi një gol në kohën shtesë dhe teksa tifozët po festonin pikën e fituar, Duka mori megafonin dhe nga fusha këndoi në mënyrë vulgare kundër Maqedonisë”, shtohet më tej në raprtimet mediatike, transmeton Lideri.mk.

FFM-ja i bëri thirrje Dakut që të kërkojë falje publike, ndërsa UEFA-s ta ndëshkojë.

“Shprehim shqetësim të thellë dhe dënim të qartë për thirrjet nacionaliste të përfaqësuesit të Shqipërisë Mirlind Daku drejtuar kundër shtetit maqedonas pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Evropian. Sjellja është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli. Parimet e neutralitetit politik janë të ngulitura në rregulloret e shoqatave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA. Federata e Futbollit të Maqedonisë do t’i dërgojë një letër zyrtare UEFA-s për këtë sjellje skandaloze. I bëjmë thirrje Mirlind Dakut që të kërkojë falje publike për sjelljen e tij, duke njohur dëmin që ka shkaktuar. Gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë incident dhe të marrin masat e duhura disiplinore për të forcuar standardet e sjelljes”, thuhet në reagimin e FFM.

Daku vjen nga Kosova dhe ka luajtur për ekipet e saj të futbollit të të rinjve, përpara se të bëhej përfaqësues i Shqipërisë në vitin 2023./Lideri

Comments