Dalin detaje të reja nga shantazhi ndaj drejtorit të shkollës: Më jep 200 mijë lek ose do tregoj për lidhjen tënde me mësueset
“Më datë 17.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi A .Xh, 16 vjec (i mitur), banues në Sharrë Tiranë. Arrestimi i tij u be sepse në orën 10:00, tek shkolla 9 vjeçare ”Shyqyri Peza” Kombinat, u kap në flagrancë në momentin që po merrte shumën e 200.000 lekëve, në formën e kërcenimit (gjobvënies) nga shtetasi R. M,55 vjec, banues në Vaqarr Tiranë, Kombinat. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy celulare”
Blutë e Tiranës saktësuan se lekët ia mori në formën e kërcënimit. 16 vjeçari ka qenë nxenes dhe para 1 viti pas një konflikti me drejtorin i kanë prishur tavanin e makinës. Drejtori ka folur me prindërit e 2 nxënësve dhe ata kanë paguar 150 mijë lekë për dëmin.
Pas 1 viti 16-vjeçari dhe një shoku i tij i kanë kërkuar drejtorit 200 mijë lekë në stekë cigareje, që t’ua linte te roja i shkollës, si hakmarrje për incidentin me makinën. Në të kundërt e kërcënuan me jetë dhe se do t’i nxirrnin aferat që dyshohet se ka pasur me disa zysha ne shkolle.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/