Dalin detaje të reja për Alma Arrazin me 3 fëmijët, si u mbytën!

706

Mbrëmjen e 2 Majit, 39-vjecarja Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj, nuk u hodh nga ura e re e Bunës. Kjo tashmë është konfirmuar nga grupi hetimor, ndërkohë që Report TV ka mësuar se 39-vjecarja me 3 fëmijët i drejtohet fundit të urës, rrugë që të çon në rrugën nacionale Shkodër -Muriqan.

Prokuroria shkoi drejt kësaj piste, pasi trupi i vajzës se dytë u gjetë gjatë kërkimeve në zonën e Dajlanit rreth 100 metra nga ura e Bunës. Tashmë për hetuesit është e qarte se Alma Arrazi, e ka kryer veprimin ekstrem poshtë urës së re të Bunës, në anë të bregut.

Sa u takon hetimeve të deritanishme për tragjedinë që ka tronditur opinionin publik, ku nëna mbyti të vegjlit e saj e më pas veten, dyshimet janë tek bashkëshorti i cili mbahet në paraburgim me akuzën “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Telefoni i Erdgys Arrazit, po ekzaminohet në laboratorin kriminalistik te Tiranës, për të vërtetuar nëse ky i fundit ka qenë pranë Almës dhe 3 fëmijëve, në kohën kur dyshohet të jetë kryer vetëmbytja.

Për analizimin e qelizave telefonike janë kërkuar të dhëna nga kompania celulare, si dhe po shihen mesazhet e komunikimet e tij mbrëmjen e 2 majit. Ndërsa telefoni i të ndjerës nuk është gjetur në vendin e dyshuar të ngjarjes.

Në shkurre janë gjetur kukulla dhe ambalazhe ushqimore, por ende s’ka përgjigje nga laboratori shkencor nëse ato i përkasin të ndjerëve.

Nga ana tjetër, personi kyç deri tani për hetuesit është kunata e Almës, Valentina Arrazi, e cila sic shihet në pamje ka pirë kafe me të para aktit ekstrem të vetëfjilimit me 3 fëmijët.

Në dëshminë e parë, Valentina Arrazi, ka thënë se Alma është ndarë me të duke i thënë se do të shkonte tek i vëllai në Durrës, për t’u qetësuar pas debateve me bashkëshortin.

Hetuesit thanë se ajo do të merret sërish në pyetje, me qëllim nxjerrjen e të tjera të dhënave që mund të zbardhin këtë ngjarje tragjike.

Comments