
Fotografitë ekskluzivi të “DailyMail” kanë treguar për herë të parë princat e arrestuar të Arabisë Sauditë dhe ministrat e qeverisë në burgun e hotelit me pesë yje,
Megjithëse nuk tregohet fytyra, burimi i qeverisë saudite thotë se ata po flenë përtokë në dyshekë të hollë, përfshirë këtu edhe Princin Al-Waleed bin Talal, një nga burrat më të pasur të Lindjes së Mesme.
Ai madje vizitoi vendin tonë me jahtin e tij luksoz në gusht, kur u takua e Kryeministrin Edi Rama dhe zotin Bushati.
Ngjarja erdhi pasi Princi i kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman urdhëroi arrestimin dramatik të princave dhe ministrave kryesorë mes ‘hetimeve për korrupsion.’
Trashëgimtari i fronit ka tronditur mbarë Mbretërinë me burgosjen 11 princave, katër ministrave dhe dhjetëra ish-ministrave, shkruan syri.net.Ky është parë gjerësisht si pjesë e grushtit të shtetit në pallatin mbretëror për të garantuar që Princi i Kurorës të sigurojë pushtetin.
Ironia e fatit është se disa prej tyre ishin po në këtë hotel muajin e kaluar kur organizuan festa me figura të njohura të biznesit ndërkombëtar, por tani po flenë në dysheme.
Princi Alwaleed bin Talal, një miliarder që kishte investuar në kompanitë gjigante si ‘Tëitter’ dhe ‘Apple’, ishte i pari që u arrestua.
Sipas kanalit satelitor ‘Al-Arabiya’, ai u arrestua mes hetimeve për përmbytjet që shkatërruan në 2009 qytetin portual të Jeddah në Detin e Kuq, pas shirave të rrëmbyeshme, që shënuan qindra të vdekur.
Këshilli fetar reagoi menjëherë në Twitter duke konfirmuar se lufta kundër korrupsionit ishte po aq e rëndësishme sa edhe lufta kundër terrorizmit.

Sa i pasur është Alwaleed bin Talal?
Sipas “Forbes” princi arab ka një pasuri prej 17 miliardë dollarësh dhe është një nga njerëzit më të fuqishëm në glob.
Princi i Arabisë Saudite zotëron një pjesë të kompanive private dhe publike në SHBA, Evropë dhe Lindjen e Mesme përmes “ Kingdom Holding Co”,
Pronat përfshijnë aksionet në kompaninë e udhëtimeve ‘Lyft’, kompanitë e mediave sociale si ‘Twitter’ dhe ‘Apple’ , ‘Citigroup; dhe rrjetin e famshëm të hoteleve “Four Seasons Hotels & Resorts”.
Ai zoteron gjithashtu “Hotel George V” në Paris dhe “Hotel Savoy” në Londër.
Princi ka pasuri të patundshme në Arabinë Saudite, dhe një sërë pasurish të tjera. Alwaleed, bleu madje jahtin e Donald Trump në vitin 1991.
Ai është gjithashtu njeriu i 45-të më i pasur i botës,
Në dhjetor të vitit 2016, Alwaleed u bashkua me Bill Gates me premtimin e një investimi prej 50 milionë dollarësh. /“SYRI.net”/