Dalin pamjet e incidentit gjatë takimit Biden-Putin

484
Një incident i pazakontë ndodhi dje gjatë takimit mes presidentëve Biden dhe Putin.
Për shkak të interesit të lartë për takimin, që vinte në një moment kur tensionet mes dy vendeve është rritur ndjeshëm, gazetarët tentuan të futeshin në sallën ku po mbahej takimi dhe kjo shkaktoi kaos.
Media amerikane ka publikuar pamjet, ku gazetarët amerikanë dhe rusë nxituan të hynin në ndërtesë për një mundësi të dytë të planifikuar për të bërë fotografi, por ata u ndaluan nga zyrtarë amerikanë dhe ruse.

Një gazetar i NBC News tha se u sulmua me bërryla dhe u shtye, nga zyrtarë të sigurisë, të shtypit dhe të qeverisë që bërtisnin në të dy gjuhët, rusisht dhe anglisht.

Sigurimi rus “tërhoqi litarin e kuq” që ndante mediat nga udhëheqësit në përpjekje për t’i mbajtur gazetarët larg presidentëve dhe u bërtiti gazetarëve për të dalë nga dhoma dhe filloi t’i shtynte ata.

Kjo u prit me britma nga gazetarët amerikanë dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, duke i thënë sigurimit rus të ndalonte së prekuri ata. Sipas gazetarëve në vendin e ngjarjeve, agjentët rusë të sigurisë u kanë bërtitur gazetarëve që të dalin jashtë, kurse zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë “ua kanë kthyer bërtitjen agjentëve rusë të sigurisë që të mos i prekin gazetarët”.

“Konflikti mediatik ka qenë një nga më kaotikët që kam parë në një event presidencial në 9 vjet”, u shpreh Anita Kumar, një korrespodente e Shtëpisë së Bardhë.

“Të dy presidentët panë dhe dëgjuan sherrin e mediave përpara tyre. Ata u shfaqën të kënaqur nga skena,” tha një reporter nga vendi i ngjarjes.

vendi i ngjarjes.

Comments