Dalin pamjet e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë

74

Kanë dalë pamjet e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi pak ditë më parë në Tiranë.

Nga pamjet shihet se ai është duke ecur në këmbë dhe në një moment sulmohet me armë zjarri e bie në tokë.

Policia e Tiranës pretendon se e ka zbardhur vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit. Dyshohet se Reçi është vrarë nga një efektiv policie në komisariatin Nr.2. Ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet të jenë motive pronësie.

Autori i dyshuar dhe vëllai i tij janë vënë në pranga nga policia. Më konkretisht, të arrestuarit janë, oficeri i policisë, Shkëlqim Duka, 48 vjeç dhe vëllai i tij, Florian Duka, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Pas kontrolleve të bëra në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Po ashtu, policia bën të ditur se, Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

Ndër personat me të cilët shtetasi Reçi kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka.

Comments