Dardanët me një video motivuese para ndeshjes me Islandën

107
fresco

Pak orë na ndajnë nga ndeshja e kthimit të fazës playoff të Ligës së Kombeve mes Islandës dhe Kosovës.

“Dardanët” vijnë në këtë sfidë me avantazh, pasi në përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, triumfuan me rezultatin 2:1.

Tifogrupi i Përfaqësueses së Kosovës, publikuan një video motivuese për lojtarët pak orë para ndeshjes.

midle

“Sot, le të ketë festë Kosova, le të brohorasin zemrat tona. Për atdheun që e kemi përmbi gjithçka. Një popull i tërë sot sheh me sy nga ju me emocion dhe padurim. Një popull i tërë pret një gëzim të munguar. Forca bijtë e vendit!”, shkruhej në postimin e “Dardanëve”.

Kujtojmë se ndeshja mes Islandës dhe Kosovës, zhvillohet në stadiumin “Nueva Condomina” në Murcia të Spanjës, në orën 18:00./IndeksOnline/

Comments