Dasma kthehet në mort, gruaja shtatzënë vritet me armë gjahu (VIDEO)

233
fresco

midle
5

Një grua shtatzënë është qëlluar për vdekje gjatë një ceremonie martesore në skenë, pasi nuk pranoi të kërcente me një të ftuar të dehur.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Punjab të Indisë mbrëmjen e së shtunës, ndërsa 25-vjeçarja Kulvinder Kaur është qëlluar me armë gjahu.

Kulvinder, e cila ishte dy muajsh shtatzënë, është qëlluar në kokë, ndërsa raportohet se ka ndërruar jetë pasi ishte transportuar për në spital.

25-vjeçarja punonte si balerinë dhe si koreografe nëpër dasma.

Megjithatë, “Times of India” shkruan se vrasje mund të jetë edhe aksidentale, pasi autori mund të ketë tentuar të qëllojë në ajër.

Rasti në fjalë ka nxitur debatin në lidhje me përdorimin e armëve gjatë dasmave dhe ceremonive të tjera festive, ku çdo vit në veri të Indisë kanë humbur jetën shumë persona nga ngjarje të ngjashme.

You May Like

Comments