Daut Haradinaj rrëfen për bashkëluftëtarët e tij të rënë më 6 qershor të vitit 1999
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj njëherit edhe kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka kujtuar bashkëluftëtarët e shokët e tij të rënë në ditën e 6 qershorit të vitit00 1999.
Ai tha se më 6 qershor të vitit 1999, në kohën kur veç pritej fundi i luftës për liri, filloi ofenziva e fundit kundër vijave të frontit në Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’.
Ai thotë se kjo ka qenë edhe dita më e zezë e luftës për të.
“Më 6 qershor 1999, në kohën kur veç pritej fundi i luftës për liri, filloi ofenziva e fundit kundër vijave të frontit në Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’. Përpos që isha i lodhur nga luftimet dhe plagët, isha edhe i lodhur nga mungesat e armëve dhe municioneve. Kisha shumë njësi me municione të fundit në vijat e frontit, shumë të vrarë e të plagosur. Pikërisht kjo ishte dita më e zezë e luftës për mua”, shkroi Haradinaj.
Njoftimi i plotë:
Më 6 qershor 1999, në kohën kur veç pritej fundi i luftës për liri, filloi ofenziva e fundit kundër vijave të frontit në Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’. Përpos që isha i lodhur nga luftimet dhe plagët, isha edhe i lodhur nga mungesat e armëve dhe municioneve. Kisha shumë njësi me municione të fundit në vijat e frontit, shumë të vrarë e të plagosur. Pikërisht kjo ishte dita më e zezë e luftës për mua.
Atë mëngjes të hershëm të 6 qeshorit 1999, pas vizitave të pikave në tërë territorin e Deçanit, u ndala ne Kryqin e Ratishit (Ura e Ratishit), ku ishte një qetësi absolute dhe pothuajse vinte era liri. Ushtarët ishin shumë të vullnetshëm, biseduam pothuajse me të gjithë njësinë. Rreth orës 13:00, ju luta Besim Selmanajt të më dërgojë në shtab. Kisha ditë të tëra pa i pastruar plagët. Naim Mustafës i dhashë për detyrë që të qëndrojë në pikë (Naimi ishte shef i Shtabit të Brigadës).
Pikërisht kjo ishte ndarja e fundit nga Shpendi dhe Burimi.
Pak minuta më vonë filloi dyluftimi, ku në këtë përballje e humba Shpend Malajn (Zv. Komandant për Logjistikë), Burim Mustafajn (Komandant i njësisë), ndërsa u plagosën rëndë Florim Mustafaj, Bujar Haradinaj, Valbona Tafilaj dhe Ardian Malaj.
Edhe pse ushtria serbe u poshtërua atë ditë, humbja e shokëve ishte e madhe dhe e dhimbshme për mua dhe për të gjithë ushtarët e Zonës.
Kjo datë shënon gjithashtu edhe përvjetorin e ndarjes nga jeta të njërit ndër luftëtarëve më të spikatur të Brigadës 131 ‘Jusuf Gërvalla’, Zeqir Nimonajt.
Edhe pas 22 vitesh, ata vazhdojnë të mbesin të gjallë në kujtesën time