David Vila zbulon lojtarin më të mirë në botë sipas tij
Sulmuesi i New York City FC, David Vila thotë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.
David Villa nuk ka dyshime, ai thotë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.
Edhe pse Cristiano Ronaldo kaloi një vit më të mirë se argjentinasi, Villa prapë mendon se sulmuesi i Barcelonës është më i miri nga të gjithë.
“Për mua, Leo Messi është më i miri në botë”, tha Villa për Omni Sport, përcjell “Lajmi.net”.
Messi dhe Ronaldo kanë dominuar garën për Topin e Artë në dekadën e fundit.