Dedaj: Në Ambasada, Misione Diplomatike dhe në Konsullata, masovikisht dyshohet për manipulimin të votave!

Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, ka theksuar se dyshohet për keqpërdorim të votave nëpër ambasada të Kosovës kudo në botë.

Dedaj tha se ‘masovikisht dyshohet për manipulimin dhe keqëpërdorimin e votave, nga stafi diplomatik militant dhe famijarët e LVV’.
“Në Ambasada, Misione Diplomatike dhe në Konsullata të Republikës së Kosovës, masovikisht dyshohet për manipulimin dhe keqëpërdorimin e votave, nga stafi diplomatik militant dhe famijarët e LVV, me të cilët i kanë populuar përfaqësitë diplomatike të Kosovës në botë” shkruan Deda.