Dejona Mihalit i pengojnë pyetjet e gazetarëve për ministrat: Dëshirë të pazakontë për polemika

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona MIhali, ka dalë me kritika të reja ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile.
Asaj i kanë penguar disa pyetje të gazetarëve dhe qëndrimet e shoqerisë civile ndaj zyrtarëve qeveritarë.

Komisarja e VV-së ka bërë përpjekje për t`i lidhur gazetarët dhe shoqërinë civile me opozitën.
“Edhe dje në konferencën pas mbledhjes së qeverisë, gjatë përgjigjeve të Ministrave Hekuran Murati dhe Hajrulla Ceku edhe sot gjatë konferencës në Kuvend të ministres Albulena Haxhiu dhe deputetes Mimoza Kusari disa nga punonjësit e mediave shfaqën dëshirë të pazakontë për polemika edhe debat të atypëratyshëm. Paralel me ta edhe punëtorët e organizatave KDI-IKD-dhe të ngjashme nga banaku i TV e kanë shfaqur këtë dëshirë. Me gjasë subjektet politike nuk po arrijnë të shohin potencialet që gjenden në këto grupacione. Mbase duhet në zgjedhjet e ardhshme të ftohen më shumë prej tyre si kandidatë. Jo ne kuptohet por opozita”, ka shkruar Muhali.