Deklarata e Kurtit, Sela: U godit gjuha shqipe!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka komentuar sot deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Sela shkruan se sot u godit gjuha shqipe dhe përpjekja e saj për baraza me gjuhën maqedonase në RMV, si në përiudhën e diferencimeve politike në vitin 1981.
Reagimi i plotë:
Më ka ngel thellë në kujtesë periudha e diferencimeve politike të pasviteve 1981. Është gati e pashlyeshme në mbamendjen time prej femije të askohe-kryefjala e lajmeve që niste me, nacionalizmin, shovenizmin, iredentizmin, separatizmin shqiptar! Shumë shëmtuar dukej kur thuhej shqip dhe për shqiptarët nga elita politike komuniste shqiptare. Është më se e qartë se ky zhargon politik kontrollohej nga një qendër që per qëllim kishte satanizimin e viktimës, fillimisht spastrimin institucional të shqiptarëve e me pas edhe etnik të tyre.
Sot mu rikthye kjo ndjesi e keqe e shumë viteve më parë pa asnjë ndryshim në formë dhe paraqitje!
Shqip u godit gjuha shqipe dhe perpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut.
Uroj të jetë një lajthitje momenti…