Demarkacioni e Zajednica vdiqën

507

dardan-sejdiu2

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu dhe deputetja Albulena Haxhiu në një konferencë për media kanë folur për ditën e djeshme kur u largua nga rendi i ditës pika për marrëveshjen e Demarkacionit, si dhe kanë diskutuar për largimin e Qeverisë.

Sejdiu ka thënë se me dje kanë përfunduar dy marrëveshjet e nënshkruara në gusht të vitit të kaluar.

“Ajo që tashmë është e qartë që nga dje është që dy temat kryesore të kësaj qeverisje, Zajednica dhe Demarkacioni tashmë kanë vdekur”.

Ai ka thënë se angazhimi i qytetarëve, i subjektit të tij politik dhe i të gjithë opozitës në përgjithëis ka bërë që marrëveshjet të mos kalojnë.

“Nuk na mbeti gjë tjetër por të kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë qysh sot”.

“Zajednica dhe Demarkacioni tashmë janë të vdekura, tash e treta është dorëheqja e Qeverisë”.

Comments