Deputeti kantonal nga Zvicra: Politika e Kurtit, rrezik serioz për Kosovën

119

Deputeti kantonial i Kuvendit te Bernit, Korab Rashiti e konsideron të dëmshme për Kosovën votimin e Albin Kurtit.

Ai u është drejtuar me një mesazh shqiptarëve me dy nënshtetësi që duan Zvicrën dhe një të ardhme të begatë për vendin e paraardhësve.

Sipas tij, Historia na mëson: për të ecur përpara, duhet të sfidojmë dogmat dhe të dalim mbi gënjeshtrat.

“Omerta dhe heshtja janë kanceri i demokracisë; pa lirinë e shprehjes, nuk ka demokraci!”, ka shkruar Rashiti.

“Albin Kurti perfaqison një politike nacional-socialiste që paraqet rrezik serioz për Kosovën. Kulti i personalitetit i krijuar prej tij mund të mashtroje njerëzit, siq na mëson
historia”, ka shkruar Rashiti. Deputeti kantonal rikujton se nën udhëheqjen e Kurtit, marrëdheniet me BE-në, Shapërine por edhe Maqedoninë janë pëkeqësuar, dhe
ato me administratën Trump pritet të përkeqësohen më tej.

“Albin Kurti, qoftë me vetëdije apo pa të, po forcon ata që pretendon se i lufton. Një patriot i vërtete, që nuk bie pre e mashtrimeve apo sofizmave, nuk duhet ta mbeshtes atë në zgjedhjet e vitit 2025”, thuhet në mesazhin e Kurab Rashiti, politikanit shqiptar në Zvicër./Faktiditor.ch/

Comments