Deputetja e VV-së e demanton keq Haxhi Avdylin: VV-ja nuk ka marrëveshje me asnjë subjekt politik

Deputetja e VV-së, Arbresha Kryeziu- Hyseni, e ka demantuar keq kolegun e saj nga partia Guci, Haxhi Avdyli, i cili mbrëmë ka thënë se partia e Albin Kurtit ka arritur marrëveshje me Nismësen
Kryeziu- Hyseni ka bërë me dije se kjo parti nuk ka marrëveshje me asnjë parti politike.
Në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, deputetja e VV-së ka deklaruar se kjo parti është duke punuar për t`i siguruar numrat për formimin e institucioneve të reja.

“Lëvizja Vetëvendosjes nuk ka marrëveshje me asnjë subjekt politik deri më tani. Ne po punojnë në atë drejtim që t’i krijojmë numrat deri në momentin kur të vije koha që të shprehim pra fuqinë tonë me numra”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.
Ndër të tjera, ajo ka theksuar se VV-ja ka gatishmëri për të votuar Raportin Komisionit të Verifikimit të Mandateve.
“VV ka pas gatishmëri dhe edhe të shtunën do të ketë për votimin e raportit të komisionit të verifikimit të mandatit të deputetëve. Të kjo pikë nuk ka arsye të kritikohet LVV se është obligim i të gjithëve që të votojnë”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.