Deputetja kosovare nis dasmën e djalit sipas traditave [Foto]

263

Edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Sala Berisha Shala, ka nisur dasmën për djalin, shkruan lajmi.net.

Berisha Shala ka shprehur emocionet për martesën e djalit dhe ka zbuluar se kjo datë është e rëndësishme ngase shënon edhe 26 vjetorin e martesës së saj.

“I gëzuar mengjesi i sotem per mua dhe familjen time!
Në atmosferen e traditave tona nisëm dasmën e djalit tim Ermalit!
Nuses Fatimes dhe djalit Ermalit lumturi e shumë fat nē çdo hap të jetës!

Kjo datë do të shenohet si një ndër datat me te rendesishme per mua dhe Feratin, sot në kete atmosferë gazmendi familjar me 2 gusht shënuam 26 vjetorin e marteses sonë”, ka shkruar ajo.

Në rrjete sociale ka ndarë disa imazhe nga fillimi i dasmës së Ermalit. /Lajmi.net/

Comments