Derbi në Tetovë pa fitues, fitojnë Shkupi dhe Gostivari

88

Derbi në Tetovë në kuadër të Ligës së Parë u mbyll pa fitues, pasi Shkëndija dhe Struga u ndanë me barazim 1:1, teksa fitore në xhiron e 11-të morën Shkupi dhe Gostivari. Kuqezinjtë avansuan të parët në pjesën e parë përmes Besart Ibraimit që ishte i saktë nga pika e bardhë, përderisa Struga barazoi shifrat në pjesën e dytë me anë të sulmuesit Kehinde. Fitore në këtë xhiro ka marrë Shkupi që në Çair mundi Tikveshin me rezultat 3:1.

Dy herë Kadriu dhe njëherë tjetër Avornio realizuan golat për bardhekaltërtit, teksa për Tikveshin golin e vetëm e gjeti shqiptari, Spahiu. Në anën tjetër, Gostivari ka marrë fitore me përmbysje kundër Brera Strumicës, duke triumfuar me shifra bindëse 4:1. Besa e Dobërdollit ka humbur nga Sileksi me rezultat 2:0, përderisa Voska Sport me Pelisterin barazoi 1:1 në Ohër. Pa fitues u mbyll edhe dueli ndërmjet Vardarit dhe Rabotniçkit që përfundoi me barazim pa gola.

Comments