Deri tani, janë vaksinuar 452.424 qytetarë

368

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se deri tani në vend janë vaksinuar gjithsej 452.424 qytetarë, kurse dozën e dytë të vaksinës e kanë pranuar 193.029 qytetarë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, vaksinën e kanë marrë 4.840 qytetarë, prej tyre, dozën e parë e kanë pranuar vetëm 3.222 qytetarë.

“Me numrat e fundit, 48% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, 42% e popullsisë mbi 65 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë dhe 35% e popullsisë mbi 60 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në kumtesën e MSh-së, transmeton TV21.

Nga MSh-ja shtojnë, se vaksinimi është duke u realizuar në përputhje me planin nacional për imunizim, ndërkohë që për momentin janë duke u imunizuar të moshuarit që kanë treguar interesim në ueb faqen vakcinacija.mk dhe të punësuarit në infrastrukturë të rrezikuar.

Vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut është duke u realizuar në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup dhe në sallat e sportit në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Deri tani, interesim për t’u vaksinuar kanë treguar 450.634 qytetarë.

Comments