Dëshmi nga një nënë: Çdo ditë i lë fëmijët e mi të vegjël vetëm në shtëpi që të shkoj në Shkup të marr kimioterapi

Klinika e Onkologjisë nuk ka staf të mjaftueshëm, ka vetëm një laborator gjaku, i gjithë vendi trajtohet vetëm në një Klinikë Onkologjike, shkruan pacientja Vanja Andonova nga Strumica në profilin e saj në Facebook. Në një postim emocionues ajo ka treguar se si duket dita e saj, në të cilën duhet të udhëtojë nga Strumicë në Shkup për të ardhur në Klinikë dhe për të marrë terapinë e nevojshme, transmeton Portalb.mk.
“Ngrihem në 5 të mëngjesit. Zgjoj një fëmijë të vogël 7-vjeçar, e vesh për në shkollë dhe i them: flej mami, është ende errët jashtë, ke kohë për në shkollë. Dhe ai thotë: Pse mami shkon në spital në errësirë, dhe unë i përgjigjem, që të mbaroj dhe të kthehem më herët. Gjithë ditën nga errësira në errësirë i lë dy fëmijë të mitur të kujdesen vetë. Qëllimi është të ngrihem më herët, të mbaroj gjithçka më herët. Por nuk është kështu, në klinikë, ka një pritje të gjata në çdo derë, e gjithë Maqedonia jemi në një klinikë”, shkruan Andonova.
Ajo thotë se mjekët dhe infermierët nuk bëjnë as pushim për t’u shërbyer të gjithë pacientëve.
“Një laborator gjaku, 100 pacientë presin në radhë dhe të gjithë me atë analizë të gjakut shkojmë në ambulancën ditore, ku presim edhe radhë. Një problem tjetër më i madh është se infermierët e rinj që ishin në punë, shkuan pa pagesë dhe pa zgjidhje, mungon staf. Ambulanca që ishte vetëm për injeksione nuk funksionon më, kështu që tani ata pacientë presin bashkë me ne që jemi për kimioterapi. Nuk ka karrige të mjaftueshme për t’u ulur, kështu që disa prej nesh ulen në shkallë, sepse kjo është ajo që kërkon procedura e trajtimit. Dhe kur marrim numër, ai mund të jetë 29 ose 39 ose 55. Dhe çuditesh se kur do të të vijë radha”, thotë Andonova.
Ajo u kërkon autoriteteve të ndajnë nga një dhomë spitali për pacientët onkologjikë në çdo qytet.

“Trajnoni staf, kështu funksionojnë gjërat kudo në botë. Ju i dëboni të rinjtë nga shtëpitë e tyre të lindjes për të ikur në vende të tjera për një jetë më të mirë. Askush s’ka mbetur. Mjaft vodhët. Për ku i keni paratë? A do të blini më shumë xhipa? Do të ndërtoni ndërtesa? Do të blini gjysmën e qytetit? Do të bëheni të fuqishëm? Do të na shikoni nga lart? Na shqetëson mungesa e interesit tuaj për asgjë. Me donacione trajtohemi jashtë vendit. Dhe ju ende vidhni dhe vidhni. Po të kishit ndonjë sens, do t’ju vinte turp nga vetja”, shkruan Andonova.
Këto probleme në Klinikën e Onkologjisë po vazhdojnë prej kohësh. Ka staf mjekësor që u pëtjashtua pasi u zbulua se terapia për pacientët me kancer, veçanërisht terapia e shtrenjtë biologjike, është rishitur në tregun e zi nga punonjësit e Klinikës, për të cilën është hapur rast në Prokurori.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për pacientët onkologjikë, ka thënë ditë më parë se tashmë kanë terapi.
“Spitalet në Manastir, Tetovë, Shtip dhe në “8 Shtator” në Shkup duhet të ofrojnë terapi për pacientët që mund t’i marrin ato, ndërsa pacientët më të sëmurë rëndë të trajtohen në Klinikën e Onkologjisë. Patjetër të ketë disperzim”, shtoi ai.
Në fund të janarit, pacientët onkologjikë ngritën alarmin se një pjesë e madhe e barnave që marrin si terapi biologjike për mjekim, sërish mungojnë.
Ata për MIA-n thanë se nuk ka terapi biologjike, përkatësisht barnat “atezolizumab (tecentriq)”, “bevacizumab (avastin)”, “palbociclib”, “ribociclib”, “fulvestrant” dhe ” cetuximab”.