DËSHMIA TRONDITËSE E FIERAKUT QË VRAU GRUAN, NËNËN E DY FËMIJËVE TË TIJ: E ZHVESHA, E RRAHA, E HODHA NGA DRITARJA!

261
fresco

vrasje

midle

“Dyshoja tek gruaja ime. U zumë, debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”, ka deklaruar para oficerit të Policisë gjyqësore dhe prokurorit të gatshëm Fredi Ruko, 52 vjeç, autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Liljana Ruko, 43 vjeçe.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orën 15 e 45 minuta të pasdites së të shtunës në lagjen “Kryengritja e Fierit”. Komshinjtë kanë dëgjuar zënka, debate me zë të lartë. Ata thonë se më pas kanë parë momentin kur 52-vjeçari e ka hedhur gruan e tij, nënë e dy fëmijëve, nga dritarja.

Edhe pse janë munduar që ta shpëtojnë, ajo nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë gjatë rrugës për spital.

Në polici autori i ngjarjes ka pohuar se kishin emigruar një kohë të gjatë në Gjermani dhe kishin pak që ishin kthyer së bashku me 2 fëmijët.

“Edhe në Gjermani i kam pasur këto debate”, ka thënë ai para grupit hetimor që e mori në pyetje. 52-vjeçari e ka pranuar autorësinë e krimit.

Comments