Detaje të reja: 44-vjeçarja që u plagos nga i dashuri në Shkodër është nënë e 3 fëmijëve

229
fresco

Shkodra është tronditur paraditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ndodhur në lagjen Mark Lula.

Kolë Manaj, 34-vjeç ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij Anila Ndoka Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.

midle

44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën.

Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn, raporton Top Channel.

Comments