Dhunë masive në Kosovë, disa persona godasin me shkelma dhe grushta të riun
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e vona të natës së kaluar në Kosovë, ku disa persona kanë dhunuar një tjetër.
Ngjarja saktësisht ka ndodhur në Prishtinë, ndërkohë që nga videoja shihen tre persona të cilët e kanë shtrirë përtoke njeriun e katërt dhe e qellojnë me shkelma dhe grushta.
Ndërkohë që ende nuk dihet se cila është arsyeja që të rinjtë kanë dhunuar qytetarin.
(I.A/dosja.al)