Dhurata Dora reagon pas ngjarjes së trishtë në koncertin ku këndoi me Soolking
Dhurata Dora ka reaguar pas tragjedisë në koncertin e mbrëmshëm.
Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur në një koncert të mbajtur mbrëmë (e enjte) në Algjeri, shkruan lajmi.net.
Reperi Soolking mbajti koncert madhështor, me të ftuar edhe disa artistë, përfshirë Dhurata Dorën.
Por, në këtë mbrëmje mbetën të vdekur pesë persona dhe shumë të tjerë të lënduar, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar tërësisht.
Dhurata Dora përmes një postimi në Instagram, ka shprehur dhimbjen për ngjarjen që ndodhi si dhe falënderoi publikun algjerian për pritjen që ia bënë.
“Faleminderit Algjeria që më mirëpritët aq ngrohtë. Ju dua. Por, lajmet e trishta më kanë shkatërruar mua. Prehuni në paqe”, janë fjalët e Dhuratës.
Për ndryshe, lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Soolking, i cili tha se nuk kanë qenë në dijeni për ndodhinë, për këtë shkak edhe e kanë vazhduar koncertin. /Lajmi.net/