Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj: Të përfshihet Amerika

407

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se ka kërkuar nga ai që dialogu të mos ketë befasi, ndërsa u shpreh se do të ishte me dobi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht presidenti Joe Biden të emërojë një emisar në dialogun Kosovë-Serbi. Haradinaj tha se në këtë takim me Kurtin ka dëgjuar pikëpamjet e kryeministrit për dialogun dhe ka shprehur shqetësimet e tij, si lider i AAK-së për këtë proces. Kreu i AAK-së kërkoi po ashtu që dialogu të mos ketë befasi dhe të respektohet Kushtetuta e vendit. Takimi mes Haradinajt dhe Kurtit është realizuar pas ftesës që kryeministri Kurti u ka dërguar tre liderëve të partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, për siç ka thënë, bisedë për “shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje në interes të Kosovës”.

Comments