Dibër, Festivali i teatrove shqiptarë, tetë trupa teatrore në edicionin e 15-të të festivalit



Me dramën “I sëmuri për mend” nga Molieri, në regji të Ahmet Jakupit, ngre siparin sonte në orën 19:00 në Dibër Festivali i 15-të i dramës shqipe…
Në këtë festival do të marrin pjesë tetë trupa teatrorë profesionistë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.
Për çmimet e festivalit do të garojnë Drama shqipe nga Kumanova, Teatri i Prizrenit, Teatri i Gjilanit, Kompania teatrore “Shkabat” në bashkëpunim me Teatrin kombëtar nga Prishtina, Teatri “Dodona” – Prishtinë, Teatri “Ultra” në bashkëpunim me Teatrin “Trajko Prokopjev” nga Kumanova, Trupa teatrore kombëtare e Prishtinës dhe në natën e fundit Universiteti i arteve të bukura nga Tirana.
Festivali është i karakterit garues dhe shfaqet do t’i vlerësojë juria profesionale e përbërë nga regjisori, Milto Kuteli, dramaturgu, Nebi Islami, aktori e regjisori turk me prejardhje shqiptare, Orhan Kurtulldu, dhe shkrimtari, Salajdin Saliu. Juria profesionale do të vlerësojë të gjitha shfaqet dhe do të ndajë çmimet më 29 tetor.