Digjet autobusi i NPT “Shkupi”, s`ka të lënduar!
Në Komunën e Sopishtes digjet një autobus i Ndërmarrjes Publike të Transportit “Shkupi”.
Nga pamjet e publikuara nga Agjencia e Lajmeve – MIA shihet se si digjet pjesa e pasme e autobusit.
Nga Brigada e Zjarrfikësve në Shkup kanë njoftuar se zjarri është denoncuar në orën 12.33 dhe se me intervenimin e tyre është shuar në tërësi dhe nuk ka të lënduar.
Sipas zjarrfikësve bëhet fjalë për autobusin e linjës me numër 58.
Nga MPB-ja kanë njoftuar se zjarri ka shpërthyer derisa autobusi ka lëvizur në qarkoren e Sopishtes. Sipas policisë, një personi I cili kishte thithur tymin I është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe se nuk raportohet për të lënduar të tjerë.