Dikusha ka vjedhur një aparat për eho në spitalin e Kërçovës

72

Nga MPB njoftojnë se në polici është denoncuar mungesa e një aparati për eho në spitalin e Kërçovës.

“Me datë 21.10.2024, në ora 11:45 në DPB-Kërçovë është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës mungon një aparat për eho, i cili ishte donacionnga Ministria e Shëndetësisë gjatë pandemisë së COVID-19 në vitin 2021. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes”, thonë nga MPB.

Comments