Dimitrieska-Koçoska demanton Mexhitin: Nuk kam nënshkruar punësime në baza etnike!

76
fresco

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska ka demantuar deklaratat e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, pasi ky i fundit tha se do të punësohen me qindra, ndoshta me mijëra shqiptarë.

Ministrja Koçoska thotë se nuk ka nënshkruar punësime në baza etnike dhe se një gjë e tillë nuk parashihet sipas planeve vjetore.

midle

Ajo përmendi si punësime të vetme ato të personelit mjekësor që deri më tani ishin duke punuar me kontrata.

“Planet vjetore për punësime nuk parashikojnë një gjë të tillë. As unë nuk kam nënshkruar në këtë moment pëlqim për punësime në baza etnike, ose aq shumë siç e kam dëgjuar si numër, një gjë e tillë nuk ekziston në këtë moment, ajo që është aktuale normalisht është sektori i shëndetësisë sepse atje kemi edhe më parë njerëz që kanë punuar me marrëveshje, nëse i lëshojnë do të ketë ndërprerje në atë që do të thotë shërbim në vazhdimësi, sepse është specifike veprimtaria, shëndetësi, dhe kjo është diçka të themi që është nënshkruar në këtë periudhë, ata që kanë punuar, mos të keqkuptohemi”, tha Dimitrieska-Koçoska.

Comments