Disa përdorues të Facebook do të marrin 100 euro kompensim

58

Përdoruesit, të dhënat e të cilëve janë mbledhur në mënyrë të paligjshme në periudhën 2018-2019, tani kanë të drejtë në kompensim monetar, edhe nëse nuk kanë pësuar dëme të drejtpërdrejta materiale.

Gjykata arriti në përfundimin se humbja e kontrollit mbi të dhënat personale është një bazë e mjaftueshme për dëmet, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë në epokën dixhitale. Ky rast erdhi nga një rrjedhje e të dhënave në vitin 2021, kur individë të panjohur përdorën funksionin e kërkimit të miqve të Facebook për të hyrë në numrat e telefonit të përdoruesve.

Rreth gjashtë milionë njerëz në Gjermani u prekën nga ky incident.

Njëri nga paditësit në këtë rast ka kërkuar dëmshpërblim prej 1000 eurosh, por gjykata ka vlerësuar se 100 euro paraqet shumë adekuate në rastet kur nuk ka dëshmi për humbje financiare. Për më tepër, gjykata urdhëroi instancat më të ulëta për të shqyrtuar nëse rregullat e përdorimit të Facebook janë mjaftueshëm të qarta dhe nëse përdoruesit me vetëdije dhe vullnetarisht kanë dhënë pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tyre.

Kompania Meta, e cila zotëron Facebook, e kundërshtoi vendimin. Përfaqësuesit e kompanisë pretendojnë se nuk mbajnë përgjegjësi pasi nuk ka pasur hakim klasik të sistemit, por abuzim me funksionalitetin e platformës. Ata shtuan se ky vendim binte ndesh me vendimet e fundit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe theksuan se pretendime të ngjashme tashmë janë refuzuar në mijëra raste në Gjermani.

Comments