Dita e “El Clasicos”

59

Sonte zhvillohet ndeshja më e madhe e futbollit në botë.

”El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës do të jetë ndeshja që do të mbledh miliona shikues para televizoirit, shkruan IndeksOnline.

”Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i kësaj super ndeshje, e cila nis nga ora 21:00.

Çdo përballje mes këtyre dy skuadrave ka qënë interesante, derisa edhe sonte do të jetë e tillë.

Tre pikë do të jenë objektivi i vetëm nga Reali dhe Barcelona.

Barcelona aktualisht është lidere e tabelës me 27 pikë, dhe kërkon të ia shkaktoj humbjen e parë Real Madridit, e cila renditet e dyta me 24 pikë./IndeksOnline/

Comments