Dita e gjashtë e fushatës zgjedhore, ja programi i partive për sot


Sot është dita e gjashtë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti.
Më poshtë mund ta shihni programin e partive politike të cilët e kanë paralajmëruar për sot:
● VMRO-DPMNE dhe Koalicioni“Për një Maqedoni më të mirë”, mbajnë miting në Makedonski Brod dhe në Kërçovë.
● LSDM dhe Koalicioni “Për jetë në Maqedoni”, do mbajnë miting në komunën e Gjorje Petrovit dhe Karposhit në Shkup.
● Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot do të jetë në Sllatinë (Tearce) dhe në Dobridol
• Aleanca për Shqiptarët do të shpalos programin para qytetarëve në Likovë dhe Haraçinë.
● Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi sot mban miting në Draçevë
● Koalicioni VMRO për Maqedoninë mban takim me qytetarët në Shtip.