Dita e kosovarëve në Gjermani, asiston edhe Fisnik Asllani

192

Sot është dita e futbollistëve kosovarë në Bundesliglën 2 të Gjermanisë.

Pas tre asistimeve nga Leart Paqarada, asist ka dhuruar edhe sulmusi i ri, Fisnik Asllani, shkruan IndeksOnline.

22-vjeçari ka asistuar te goli i dytë për skuadrën e Elversbergit, në fitoren 1-4 ndaj Hertha Berlin.

Asllani këtë sezon ka shënuar 4 gola, krahas edhe tre asistimeve.

Ai së fundi kishte debutuar me Kosovën në ndeshjet e muajit shtator, në Ligën e Kombeve./IndeksOnline/

Comments