“Ditë e re, nafakë e re”, thotë Peci para tentativës së pestë për propozimin e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi

58
fresco

Deputeti Faton Peci, ka folur para hyrjes së seancës së radhë konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku pritet që për herë të pestë VV’ja të propozojë emrin e Albulena Haxhiut për kryetare Kuvendi.

Peci para gazetarëve, nisi deklaratën me “Ditë e re, nafakë e re”.

Ai tha se e drejta për kryetar Kuvendi i takon VV’së dhe është i vetmi që ka të drejtën e nominimit dhe propozimit.

midle

“Ditë e re, nafakë e re mundem me thënë dhe çka do të ndodhë është në dorën e deputetëve.

Qytetari i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese ka vlerësu se kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese dhe është i vetmi që ka të drejtën e nominimit dhe propozimit. Dhe, është e padrejtë që partitë tjera që nuk e kanë fitu këtë të drejtë, me kërku këtë drejtë brenda llojit.

Propozimi mbetet i njëjtë dhe nuk besoj se është në interes të Kosovës të vazhdojmë të zvarriset konstituimi. Sa më shpejt që opozita të bindet se është e drejtë ekskluzive e VV’së që të ketë kandidatin, ne do kemi zhbllokim të situatës”, tha ndër të tjera Peci. /Periskopi/

Comments